top of page

Historiku

Histori  e shkollës fillore “Naim Frashëri”- Negotinë

Siç dihet nga të dhënat historike Negotina dhe kjo pjes e Maqedonisë peredimore kalon nën administrim apo ,,okupohet” nga ushtria italiano-shqiptare organizohet ndarja e posaçme territoriale përhapet sistemi juridik e kulturo-arsimor. Në Negotinë rifillon përfshirja e gjeneratës prej klasës së I-IV. Mësimi zhvillohet ne gjuhën amtare (shqipe), pasi vet Negotina është vendbanim i banuar me shqiptar etnik. Mësimin e zhvillojnë disa mësues të ardhur nga Shqipëria. Gjeneratat flasin po ashtu për punëtor shumë të zellshëm të arsimit. Ky mësim po ashtu zhvillohej në të njëjtin objekt shkollor sikurse në kohën e mbretëris jugosllave. Ne kujtesën e gjeneratave mbahet mend mësuesi Dhimitër, Narazani Mureteza etj.
Mësimi vazhdimisht zgjat prej 1942/1943 deri 1943/1944.
Pas largimit të ushtrisë italiane-gjermane, Pollogu rikthehet në pushtimin sllavo komunist të ndihmuar edhe nga elani i te rinjve shqiptar (të mashtruar nga propaganda komuniste) se vjen një periudhë e mirëqenies dhe shprehjes se kombëtares. Edhe pse gjatë sundimit sllavo komunizmit në krye me TITON, mund të konstatojmë se përfshirjes dhe shkollimit të gjeneratave edhe gjat kësaj periudhe iu dha rëndësi e posaçme. Aplikoheshin edhe lloje me të cilët ndiqeshin dhe gjoboheshin prindërit që nuk i dërgonin fëmijët në shkollim fillor. Një i moshuar flet për gjeneratën e përfshir pas lufte, se ajo në aspektin e moshës ka qen shumë heterogjene problem ishte dhe gjatë kohë ngeli përfshirja e gjeneratave të gjinisë femërore.
Me përfshirje gjithnjë e më të madhe të gjeneratave u bë i mangët lokali për organizimin e mësimit. Prandaj gjatë vitit 1947 në skajin (mbarimin) e fshatit-n pjesën verilindore, në disa prona të nacionalizuara dhe në pronat e varrezave të fshatit u ndërtua objekti i njohur si domi i kolektivizimit i cili shërbeu përpos qëllimeve ekonomike edhe për organizimin e mësimit. Në objekt edhe pas periudhës së kolektivizimit 1947-1948 vazhdoi zhvillimi i mësimit, mësimi zhvillohej prej të I-IV.
Gjatë kësaj periudhe përmenden mësues të ardhur edhe nga treva e Tetovs, Dibrs, Resnjes, Gostivarit, fshatrave në afërsi të Negotins dhe vet Negotins: Muharem Zeqiri, Muharem Dalipi ( nga f. Dobridolli ) Mevaip Mujdini ( nga f. Pirok) Ajetit – mbiemri nuk i dihet ( nga f. Cegrani), Kurtali Adili (nga f.Negotine), zonj.Media Karaxha (nga Gostivari) Esma Selmani (nga f.Negotina e ardhur nga Bosnja dhe Hecegovina dhe e martuar për negotinasin Murat Selmani) e shum të tjera nga Resnja Dibra.
Gjatë viteve në vijim, përfshihen edhe më tej gjeneratat prej të I-IV ndërsa shkollimin e plot në tetë vjeçare duhej vazhduar në shkollën fshatit Vrapçisht, asi kohe komuna e Gostivarit ose në fshatin Bogovinë, asi kohe komuna e Tetovës, e më von e Zherovjanit (fshat). Këto dy shkolla gjendeshin rreth 7-8 km larg Negotinës prandaj edhe numri i nxënësve ishte fare i vogël. Një ndër pishtarët e parë mund të përmendim mësuesin-msimdhënësin Burhanedin Dalipin i cili ndoqi mësimet prej klasës së parë deri në klasën e katërt në Bogovin. Profesorin Enver Bilallin po nga këto shkaqe tetë vjeçaren e plot e krye në qytezën Beocin të Stremit, Vojvodin ku i ati i punonte pasticer. Më pas mund të përmendim pedagogun Nehat Xheladini, doktorin e shkencave Hasan Hodën etj. Ky numër i gjeneratës së re të arsimit pas lufte do të ishte shumë më i madh sikur mësimi i plot të zhvillohej në Negotin.
Kjo nevojë e lokalit mësimor për përfshirje prej të I-IV jo vetëm fëmijve të Negotins por edhe fëmijve nga f.Senakos, Dobridoll, Kalishtë, Gjurgjevishtë, Llomnicë dhe Gornjanë u plotësua me ndërtimin e godinës s shkollës së re v. 1964 e cila dispononte tetë mësonjëtore.
Pas përfshirjes disa vjeçare sërish ndjehet mungesa e lokalit ndërsa më vonë ndërtohet godina e re e dytë me plus gjashtë mësonjëtore. Prej këtij viti e këndej bëhet përfshirja në përqindje më të madhe të gjeneratës e sidomos fillon rritja e përqindjes së gjinisë femërore.
Që nga viti 1949 shkolla udhëhiqet nga sot i ndjeri Kurtali Adili, i cili udhëheq me të deri në vitin 1973. Ai bashkë me bashkëshorten Medie Karaxha iu përkushtuan edukimit dhe arsimimit të gjeneratave. Në kolektivin e shkollës nxënësit e ish mësuesve të përmendur, që pas lufte rifilluan arsimimin, iu bashkangjitën punës edukativo-arsimore (pas mbarimit të shkollës normale) në Shkup apo Tetovë, akademive në Shkup apo Prishtinë dhe fakulteteve në Prishtin, Shkup, Novisad, dhe qyteteve tjera të ish republikave jugosllave. Për hir të faktografisë do të përmendim emrat e arsimtarve që në ktë kohë e organizonin mësim edukimin: të gjith emrat që më parë në tekst i prmendëm, pastaj mësimdhënësi i biologjisë Sabri Iljazi, i kimis Gajur Rexhepi, i historis Idrizi nga fshati PIrok (mbiemri nuk dihet), Hasan Hasani mësues i bazave të arsimit teknik nga fshati Forin, Femi Qazimi i gjuhës frenge nga fshati Dobridoll, mësuesi i matematiks Beqir (mbiemri nuk dihet) nga f.Debresh, mësuesit e gjuhës shqipe Sefedin Haruni dhe Milaim Zilfiqari nga f.Gradec, Enver Bilalli, mësues i gjeografis nga fshati Negotin, Nasir Qazimi dhe Safet Ibrahimi, mësues i histori-gjeografisë nga fshati Dobridoll, Burhanedin Dalipi, mësues i matematiks nga fshati Negotinë.
Në klasët e ciklit të ulët dhe ushtrues të mësimit lëndor sipas nevojës, në mungesë të kuadrit adekuat mësimdhënje dhanë shumë arsimtar nga Resnja, Dibra dhe trevat tjera.
Deri në vitin 1971 kjo shkollë si tetë vjecare e plot përfshinte vendbanimet: Negotinë, Dobridoll, Sanakos, Kalishtë, Llomnicë, Gjurgjevishtë, Gornjanë, duke përfshirë rreth 1200 nxënës dhe reth 70 të punsuar.
Egzistonin gjithsejt rreth 40 paralele në ciklin e ulët dhe 12 paralele në ciklin e lart.
Në vitin shkollor 1972/73 kësaj shkolle i bashkëngjiten edhe shkolla e fshatit Gradec, e cila u shkëput nga shkolla e fshatit Pirok, pasi me ndarje e re territoriale Gradeci u bë pjes përbërëse e komunës së Gostivarit, sikurse edhe fshatrat tjerë të këti rrjeti shkollor, të cilat me ndarjen e mëparshme territoriale po ashtu i kishin takuar komunës së Gostivarit.
Kështu numri i nxënsve rritet në rreth 1600 nxënës dhe 97 të punësuar.
Me 15 janar 1973 në postin e drejtorit emërohet profesori Enver Bilalli i cili erdhi nga gjimnazi i Tetovës, në të cilin ligjëronte lëndën e gjeografisë.
Ësht për tu përmendur një organizim i mirëfilltë i punës edukativo-arsimore, angazhimit rreth përfshirjes së gjeneratave, sidomos gjinisë femërore, ripërtëritjen e kuadrit me kuadër profesional dhe të përkushtuar arsimit, organizimin e punës publike të shkollës natyrisht në rrethana dhe kushte të njohura–sistemit që frymëzohej nga ideologjia e partisë në pushtet. Në suaza të kësaj veprimtarie përmes qëllimeve edukativo-arsimore veçmas punohej në aftësimin dhe edukimin e gjeneratave për atë që ishte e natyrës kombëtare. Veçmas organizohen aktivitete të ndryshme me përmbajtje gjuhësore, historike, sportive etj. Kjo periudhë njihet si periudha e luftës për përfshirje të femrave dhe shkollimin e tyre. Sa i vështir ka qen ky angazhim mund të flasin edhe gjeneratat e mësuesve të asaj kohe dhe mësuesit e sotëm që janë duke i zëvendësuar të njëjtit.
Gjatë viteve 1975/76 entuziastët e arsimit shqip të udhëhequr nga drejtoria e shkollës dhe në bashkëpunim me strukturat politike dhe vet qeverisëse vendore, u hap edhe paralelja e par e shkollimit të mesëm si paralele e ndarë gjimnazit të Gostivarit. Për herë të parë në shkollim të mesëm përfshihen 40 gjysëm maturant ndër të cilat 20% edhe vajza. Këto nxënës ishin nga Negotina, Dobridolli, Gradeci, Senakosi etj.
Pasi numri i të interesuarve për arsim të mesëm cdo dit po rritej strukturat e lartpërmendura të shkollës dhe vendore- Negotinës në v.1989/90 morën vendim pjesërisht siguruan mjete financiare sa për fillim dhe (v. 1992) filloi ndërtimi i godinës së III-të. 
Kjo godinë shkollore edhe pas shumë nderimeve në udhëheqësin e shkollës fillore dhe vendore te fshatit Negotinë vazhdoi të ritet dhe gjendet në fazën gjysëm funksionale (numëron 19 mësejtore, lokal administrativ etj). Sot në të njejtën punoinë 8 paralele të gjimnazit me rreth 250 nxënës,vetëm në pjesën e hapsirës së aftësuar për përdorim.
Në një turn këto lokale i shfrytëzon edhe shkolla fillore si pronare e objektit, pritet që investimet edhe në të ardhmen të vazhdojnë dhe të krijohen kushte hapësinore me të gjitha kriteret pedagogjike.
Që nga viti 1991 me meritat dhe angazhimin e asaj drejtore u bo shkëputja e shkollës periferike të Dobridollit dhe periferike të Gradecit në dy shkolla të pavarura. Prej klasës së parë deri në klasën e katërt, në të cilat zhvillohet mësimi më i angazhuar dhe i mbikëqyrur nga udhëheqësit e tyre. Kështu Negotina shkarkohet nga mbingarkesa (në vitin 1990 numëroheshin 127 paralele me rreth 3600 nxënës) dhe i përkushtohet kryesisht organizimit të punës më cilësor dhe ndërtimit të objektit të ri të tretë dhe vënies së tij në funksion.
Për ndërtimin e objektit në vazhdimësi angazhim të veçantë kanë dhënë edhe drejtorët e shkollës fillore të Negotinës që erdhën në post pas vitit 1991 si: Raif Kamberi, Muhamet Jusufi, Nexhbedin Hyseini, Neset Dauti, dhe tani Ajredin Ademi, si dhe në veçanti përgjegjësi i paraleleve të gjimnazit profesori i gjuhës frënge Osman Rexhepi.
Sot tetë vjeçarja e Negotinës ekziston edhe më tej e mëvetësuar e plot me udhëheqsi, administrat, struktur pedagogjike dhe trup arsimor në të cilin mbi 50% janë të gjinisë femërore dhe të vendit. Kjo më së miri e ilustron frytin e angazhimit të viteve 80-të 70-ta 80-ta si dhe shumë mjek, jurist, ekonomist, inxhinier, teknolog, teolog arkitekt të diplomuar që gjenden në rrjedhat e politikës dhe shoqërisë së vendit, rrethit, komunës, republikës etj.
Sot shkolla tetë vjeçare Naim Frashëri në fshatin Negotinë, numëron 488 nxënës dhe 103 të punësuar. Në objektin e kësaj shkolle janë bërë investime në riparim e mirëmbajtje, furnizim me mjete dhe vegla pune-kompjuter etj dhe zhvillohet mësimi bashkëkohor aq sa lejojnë mundësit financiare-materiale.
Trupi arsimor angazhohet në organizimin e mësimit dhe edukimit paralel kërkesave të kohës. Rritja e numrit të paraleleve nga njëra anë dhe pagat jo adekuate në arsim paraqiten si shkaqe qe sjellin probleme në mirëmbajtjen e objektit dhe mjeteve.

 

 

bottom of page